Varianti B.1.1.7 apo ndryshe i njohur si varianti britanik është një ndër variantet më aktive në Shtetet e Bashkuara.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Dr.Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në ShBA shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Bazuar në vlerësimet tona më të fundit, varianti B.1.1.7 është tani linja më e zakonshme që qarkullon në Shtetet e Bashkuara”, tha Walensky.
Studimet kanë treguar se varianti B.1.1.7, i identifikuar fillimisht në Britani, përhapet shumë më shpejt sesa Covid-19, dhe është më i rrezikshëm.
Aktualisht janë 16,275 raste të konfirmuara nga ky lloj varianti në ShBA, sipas CDC-së./GazetaShneta/