Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar 701 raste të reja dhe 14 viktima nga Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.
Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar aktualisht po trajtohen mbi 800 pacientë të sëmurë me Covid-19. /Gazeta Shneta/