Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 93 pacientë të sëmurë me koronavirus.
Nga ky spital kanë njoftuar se 67 pacientë po trajtohen me terapi mbështetëse me oksigjen, ndërsa tetë persona janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi nga Spitali:
– 93 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 67 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
– 3 pacientë me Covid 19në CPAP;
– 8 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë;
– 9 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.