Vetëm në 24 orët e fundit janë administruar 20,618 doza të vaksinës anti covid.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSh) në raportin e fundit 24 orësh shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 291,645 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë administruar 862,224 doza të vaksinës.
Rikujtojmë se, në 24 orët e fundit janë raportuar 32 raste të vdekjes dhe 1,612 raste të infektimit./GazetaShneta/