Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të pa punë

Lajme 15/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi për Ballkan ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit, raporton Ekonomia Online.

Arieta Dragusha, nga Grupi për Ballkan tha se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend.

Sipas raporti të këtij grupi nga viti 2018 deri në shtator të viti 2022 janë lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës.

Kurse vetëm nga janari deri në shtator të 2022 janë lëshuar 183 certifikata të tilla.

Prandaj u bë thirrje që të rritet me urgjencë buxheti për sektorin e shëndetësisë duke i’u afruar mesatares së BE-së prej 9,9% të bruto produktit vendor.

“Kjo lëvizje e mjekëve tregon me shumë mungesë perspektive. Sipas Statistikave 60% e qytetarëve shprehin dëshirën që të jetojnë jashtë vendit. Për vitet 2019-2020, janë lëshuar 352 leje të punës për punëtorët shëndetësor nga Kosova në Gjermani. Nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022, Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Krahasuar me vitin 2020 kur kjo odë ka lëshuar 105 certifikata të tilla, nga Janari deri në Shtator 2022, e njëjta ka lëshuar 183 certifikata”.

Sipas Dragushës situatë më e rëndë është në Odën e Infermierive, sipas saj, nga janari deri në shtator të vitit 2022 janë 586 certifikata të lëshuar për infermierë.

“Situatë më e rënduar është nga Oda e infermierëve. Gjatë vitit 2021 nga Oda e Infermierëve të Kosovës janë lëshuar 140 certifikata. Numri i certifikatave të lëshuara nga kjo odë, nga Janari deri në Shtator të vitit 2022, është katërfishuar në 586 certifikata. Gjatë vitit 2021 nga Oda e Infermierëve të Kosovës janë lëshuar 140 certifikata. Numri i certifikatave të lëshuara nga kjo odë, nga janari deri në shtator të vitit 2022, është katërfishuar në 586 certifikata”, tha ajo.

Ifran Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë, tha se këtë vit kjo ministri ka rritur buxhetin për shëndetësinë.

“Me ligjin e ri kemi ndarë 98 milionë euro, 300 pozita të reja, 42 pozita të reja në inspektoriat. Kemi shtuar buxhet për lista eseciale. Po ashtu kemi paraparë udhëzimin administrativ, se fundi kemi nënshkruar një marrëveshje me USAD për të na ndihmuar për menaxhimin e financave”, tha ai.

Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës tha se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjek të tjerë janë të pa punë.

“Deri më sot janë 215 mjek që kanë ikur nga janari deri me sot. Ajo që është shqetësuese është se 37% më shumë se sa prodhojmë mjekë. Në data-bazën tonë kemi rreth 300 mjekë që janë të pa punë. Nëse nuk merren parasysh rritja e pagave dhe kushteve të punës. Në jemi të pa kënaqur”, tha ai.

Naser Rrustemaj, nga Oda e Infermierëve të Kosovës tha se numri i profesionistëve shëndetësor është me i madh se sa shifrat që po paraqiten, raporton EO.

Ai bëri thirrje që institucionet të marrin hapa të shpejt që tu rrisin rrogën profesionistëve shëndetësor dhe të përmirësojnë kushtet e punës.

 

Artikulli paraprakCilat janë shenjat që tregojnë se fëmija është lënduar rëndë nga rrëzimi, tregon mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës 4 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.