Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë shenjat që tregojnë se fëmija është lënduar rëndë nga rrëzimi, tregon mamia Razije Musa

Lajme 15/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa ka treguar se në cilat raste të rrëzimit të fëmijëve duhet të alarmoheni dhe të kërkoni ndihmën e mjekut.

Razije Musa, e cila është mami me përvojë shumë vjeçare, thotë se duhet kuptuar që fëmijët rriten duke u rrëzuar, por tregon se në cilat raste këto rrëzime mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Më poshtë ajo ka listuar shenjat që tregojnë se nga rrëzimi fëmija mund të kenë pasoja të rënda:

A JANË TË GJITHA RRËZIMET E FËMIJËVE ARSYE PËR TË KONTAKTUAR MJEKUN?

Të dashur prindër, pothuajse çdo ditë pranoj mesazhe përmes të cilave më tregoni që fëmija është rrëzuar dhe kërkoni këshilla se çka të bëni më tutje.

Ju duhet të jeni gjithmonë vigjilent edhe pse rrëzimet janë pjesë e jetës dhe duhet kuptuar që asnjë fëmijë nuk rritet pa u rrëzuar e lënduar lehtë dhe natyrshëm, pa pasoja.

Por nëse fëmija është rrëzuar, ju duhet të kontaktoni doktorin apo vizitoni direkt Emergjencën, nëse paraqiten një apo disa prej simptomave të mëposhtme:

  1. Fëmija e humb vetëdijen
  2. Ka frymëmarrje të vështirësuar
  3. Nga veshët apo hunda i rrjedh gjak ose lëng i bardhë (si uji)
  4. Bebëzat e syrit vërehen më të rritura
  5. Ka gjakderdhje prej pjesës së butë të kokës te bebat
  6. Shtangim i trupit dhe mos aftësi për të lëvizur
  7. Ka të vjellura
  8. Plagë serioze që vërehen me sy.

Lëndimet gjatë fëmijërisë janë pjesë e jetës prandaj edhe mos bëni panikë. Mësohuni të reagoni atëherë kur vërtetë duhet reaguar shpejtë.

Edhe nëse asnjë nga simptomat e lartëpërmendura nuk i ka fëmija juaj, ju gjithmonë kontrolloni nëse sjelljet e fëmijës ndryshojnë pas rrëzimit. Mos hezitoni të kontaktoni mjekun pediatër.

Me dashuri,

Razija

Artikulli paraprakKujdesi ndaj kruarjes së shtuar të lëkurës gjatë procesit nëntë mujor të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të pa punë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.