Rastet pozitive me coronavirus janë duke vazhduar të jenë të larta tash e disa ditë me radhë.
Për 24 orë në nivel vendi janë regjistruar 213 raste pozitive me COVID-19 nga 609 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Aktualisht në nivel vendi përqindja e pozitivitetit ka arritur në 34,97 përqind ndërsa 1 mije e 244 janë raste aktive me SARS-CoV-2.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 35 qytetarë ndërsa nuk raportohet për të vdekur.
Në anën tjetër, shifrat e të vaksinuarve kundër coronavirusit janë dukshëm më të ulëta nëse krahasojmë me rastet pozitive.
Autoritetet bëjnë të ditur se për 24 orë janë dhënë 95 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani me një dozë janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë, me dy doza janë vaksinuar 823 mijë ndërsa me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 103 mijë qytetarë.
Të drejtë vaksinimit kanë grupmoshat mbi 12 vjec. /Gazeta Shneta/