Mbi 3 mijë raste të reja dhe gjashte vdekja nga COVID-19 u shënuan vetëm dje në Kosovë.
Tashmë në vend jane gjithsej 28 mijë e 751 raste aktive, sipaa te dhënave nga IKShPK.
Rastet e reja dolën pas testimit të 15,268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803,638 persona.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje nuk i ka miratuar rekomandimet e partive opozitare, që kanë të bëjnë me masat kufizuese kundër COVID-19./Gazeta Shneta/