Gjatë vitit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar gjithsej 3 mijë e 369 operacione kirurgjike, rreth 500 më shumë krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave të spitalit, ndërhyrjet janë kryer nga repartet kirurgjike, përfshirë Kirurgjinë e Përgjithshme, Ortopedinë, Otorinolaringologjinë, Oftalmologjinë, Urologjinë si dhe Obstetrikën dhe Gjinekologjinë.
Operacionet janë realizuar gjatë gjithë vitit 2025 në kuadër të shërbimeve të rregullta shëndetësore që ky institucion ofron për pacientët e rajonit të Mitrovicës./Gazeta Shneta/



