Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK nuk i lejon kandidatët t’i rishikojnë testet pas publikimit të rezultateve të konkursit për specialistë

Lajme 21/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sektori i personelit të QKUK-së nuk i ka lejuar të rishikojnë testet, kandidatët në konkursin për punësimin e specialistëve të shpallur nga SHSKUK.

Sektori i personelit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të konkursit për punësimin e specialistëve të lëmive të ndryshme në klinika, shkruan Gazeta Shneta.

Rezultatet janë publikuar të premten më datën 16 janar.

Por që nga ajo ditë, Sektori i personelit në QKUK nuk po ua mundëson kandidatëve që t’i rishikojnë testet e tyre.

Njëri nga kandidatët me kod 779, i ka thënë Gazetës Shneta se ka bërë kërkesë më datë 19 janar për të rishikuar testin, por kjo nuk i është lejuar ende nga administrata e QKUK-së.

“Konkretisht kërkoj që të më mundësohet shikimi i testit të plotësuar nga ana ime, verifikimin e pikëzimit të dhënë dhe informimi mbi kriteret e vlerësimit dhe mënyrën e përllogaritjes së pikëve”, ka shkruar ky kandidat në kërkesën e tij.

Këtë kërkesë ai e ka bazuar në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme dhe Administrative si dhe në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Në të kalurën ka qenë praktikë që kandidatët kanë mundur të rishikojnë testet e tyre në afat brenda tre ditësh pas publikimit të rezultateve.

Gazeta e ka pyetur SHSKUK-në dhe QKUK-në në lidhje më këtë çështje por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës Mbi 3 mijë operacione të kryera gjatë vitit 2025 në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.