Mbi 2600 pasagjerë dhe mbi 1 mijë persona nga stafi i një anije kanë mbetur të ngujuar për shkak të koronavirusit, i cili deri më tani ka prekur rreth 66 persona.
Rreth 130 persona janë konfirmuar nga autoritetet se janë prekur nga koronavirusi në anijen lundruese “Diamond Princess”, shkruan nytimes, transmeton Gazeta Shneta.
Ministri i Shëndetësisë në Japoni ka konfirmuar numrin në rritje të të prekurve nga sëmundja në anije, që nga dita kur është vendosur në karantinë. Ky është numri më i madh i të prekurve nga sëmundja jashtë Kinës.
Paniku tek pasagjerët e anijes është rritur ndjeshëm për shkak të frikës nga rreziku i vendosjes në karantinë. Autoritetet japoneze kanë testuar qindra prej tyre, por ministri Katsunobu Kato ka thënë se përkundër se nuk kanë kapacitete për t’i diagnostikuar 3700 persona, do ta bëjnë të pamundurën për t’u kujdesur për ta. /Gazeta Shneta/