Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat e punës për 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të spitalit, gjatë ditës së djeshme janë realizuar 33 seanca dialize. Pacientët që kanë marrë këtë shërbim kanë qenë nga Peja, Istogu, Deçani dhe Klina, si dhe një pacient nga diaspora.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë kryer 427 vizita specialistike, ndërsa në spital janë regjistruar 37 pranime të reja.
Sipas statistikave, aktualisht në këtë institucion shëndetësor janë të shtrirë 164 pacientë.
Në laboratorët e spitalit, 220 pacientë kanë kryer gjithsej 2, 894 analiza laboratorike.
Gjatë ditës janë regjistruar edhe pesë lindje, prej tyre tre djem dhe dy vajza.
Ndërkaq, ekipet mjekësore kanë realizuar pesë operacione.
Në fushën e diagnostikimit janë kryer 88 ekzaminime me rëntgen, 37 ultrazë dhe 12 rezonanca magnetike (MRI).
Po ashtu janë realizuar katër ekzaminime me ehokardiografi, pesë gastroskopi dhe 30 trajtime fiziatrike.
Të dhënat janë bërë publike nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë në kuadër të raportit ditor të aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara./Gazeta Shneta/


