5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike janë realizuar gjatë për gjatë tre muajve në Klinikën Mikrobiologjike në Qendrën Klinike Uninversitare të Kosovës.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se prej tyre mbi një mijë kanë qenë mostra të traktit Urogjenital.
“1 mijë e 806 mostra ishin të Traktit Urogjenital, 934 të Traktit Respirator dhe 511 të Traktit Gastrointestinal”, njofton ShSKUK.
“Nga janari deri në mars u kryen edhe 1 mijë e 555 teste për infeksione spitalore, 196 teste imunokromatografike dhe 662 teste aerologjike”, thuhet tutje.
ShSKUK gjithashtu ka bërë të ditur se për tre ditë në Klinikën Emegjente trajtim mjekësore kanë marrë 58 pacientë si pasojë e aksidenteve në trafik. /Gazeta Shneta/
Për tre ditë 58 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencë pas aksidenteve në trafik