Paraqitja spektakolare e Erling Haalandit në Kupën e Botës 2026 ka bërë që qindra prindër në Peru t’u vendosin fëmijëve emrin e sulmuesit norvegjez.
Sipas Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile të Perusë (Reniec), 468 foshnja janë regjistruar me mbiemrin “Haaland”, ndërsa 91 të tjera me emrin e plotë “Erling Haaland”.
Zëdhënësi i Reniec, Ivan Torres, tha se yjet e futbollit vazhdojnë të jenë frymëzim për familjet peruane.
“Yjet e mëdhenj të futbollit shërbejnë si frymëzim që njerëzit t’u vendosin fëmijëve emra të njohur”, deklaroi Torres.
Sipas tij, shumica e këtyre regjistrimeve janë bërë pas kualifikimit të Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Haaland, sulmues i Manchester Cityt, është një nga lojtarët kryesorë të turneut. Ai ka shënuar gola të rëndësishëm për Norvegjinë, duke ndihmuar ekipin të arrijë një sukses historik.
Ky nuk është rasti i parë që futbollistët frymëzojnë emra të rinj në Peru. Të dhënat zyrtare tregojnë se mijëra persona mbajnë emra si Messi, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Yamal, Mbappe dhe Neymar.
Nëse Haaland vazhdon me paraqitjet e tij të mira në Botëror, numri i fëmijëve me emrin e tij pritet të rritet edhe më shumë.


