Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 603 vizita specialistike.
Sipas të dhënave të publikuara, tregojnë se aktualisht janë të shtrirë 185 pacientë, janë pranuar 43 të rinj, ndërsa 191 pacientë kanë qenë të hospitalizuar.
Gjithashtu, 386 pacientë kanë kryer 4592 analiza laboratorike, transmeton Gazeta Shneta.
Shërbimet diagnostike përfshinë 101 Rëntgen, 26 Eho, 19 CT, 2 Ergometri dhe 6 Kolonoskopi. Janë kryer gjithashtu 47 dializa, 44 procedura fiziatrike dhe 8 operacione.
Gjatë ditës së djeshme gjithashtu janë regjistruar edhe 4 lindje, përkatësisht dy djem dhe dy vajza./Gazeta Shneta/




