Mbi 700 persona të sëmurë me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës.
“Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportimet e datës 25 prill 2021, janë duke u trajtuar 713 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së të dërguar gjatë ditës së djeshme.
Sipas njoftimit 36 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 563 të tjerë janë duke u asistuar me oksigjeno terapi. /Gazeta Shneta/