Numri i të prekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur zyrtarisht mbi 82 mijë.
Në worldometer SHBA ia ka zënë vendin e parë Kinës me 82 mijë e 177 të prekur, me mbi 13 mijë vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkaq deri më tani janë shënuar 1,177 viktima, prej tyre 150 në 24 orët e fundit.
Ndërkaq në Kinë numri i të prekurve me koronavirus është 81 mijë e 285 me 3 mijë e 287 viktima.
Në Itali numri poashtu ka arritur mbi 80 mijë, ndërsa ky vend fatkeqësisht prin me numrin e viktimave me mbi 8200. /Gazeta Shneta/