Mbi 900 pacientë të sëmurë me koronavirus po trajtohen në të gjitha spitalet dhe klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e SHSKUK-së përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
“Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 29 mars 2021, janë duke trajtuar 917 pacientë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, 704 pacientë janë duke u trajtuar nën asistim me oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekim intensiv janë 15 pacientë. /Gazeta Shneta/