Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi katër mijë biopsi u kryen brenda këtij viti në Institutin e Patologjisë

Lajme 11/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Institutin e Anatomisë Patologjike në Institutet Paraklinike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  në 5 mujorin e parë të vitit 2021, janë realizuar 4 mijë e 67 ekzaminime histopatologjike/biopsi.

SHSKUK ka publikuar shifrat e punës në këtë Institut ku thuhet se janë bërë 311 ekzaminime citologjike, 798 PAP teste nga Klinika e Gjinekologjisë me Obstetrikë, 569 PAP teste në kuadër të mbështetjes për programin e skriningut për kancer të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës.

Profesionistët shëndetësorë kanë kryer edhe 20 ekzaminime intraoperative/ex tempore, 1 mijë 848 ekzaminime imunohistokimike dhe për herë të parë në Kosovë janë realizuar 7 ekzaminime me Silver in Situ Hibridizim te rastet me kancer të gjirit.

Në kuadër të analizave imunohistokimike janë punuar edhe 150  markerë imunohistokimikë me rëndësi prognostike dhe terapeutike për kancerin e gjirit, si dhe markerë tumoralë për imunoterapi dhe target terapi  te kancerët e gjirit dhe të mushkërive.

Instituti i Anatomisë Patologjike është i furnizuar me të gjitha materialet shpenzuese dhe reagensat për analizat diagnostike histopatologjike dhe citologjike, të cilat realizohen në aparatura  bashkëkohore.

Artikulli paraprakKjo është periudha kur mund të zbuloni nëse jeni shtatzënë apo jo
Artikulli i rradhës Shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës i hedh poshtë gjobat ndaj Bordit të SHSKUK-së për shkarkimin e Sejdiut

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.