Kjo është periudha kur mund të zbuloni nëse jeni shtatzënë apo jo

2021-06-10 në ora 20:39

Për shumë gra, vendimi për të bërë një test shtatzënie mund të jetë paksa stresuese, por edhe emocionuese.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të bëni testin në kohën e duhur për të maksimizuar shanset tuaja për të marrë një përgjigjje shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Koha më e mirë dhe e përshtatshme për të bërë një test shtatzënie është pas përfundimit të ciklit tuaj të fundit menstrual.Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni përgjigjjet negative shumë të hershme.

Nëse ciklet tuaja janë të parregullta ose nuk mund t’i përcaktoni, prisni derisa të keni kaluar ciklin tuaj.Shembull, nëse cikli juaj varion nga 30 deri në 36 ditë, koha më e mirë për të bërë testin do të jetë dita 37 ose më vonë.

Mes tjerash, rekomandohet që testi të realizohet në mengjës.Kjo pasi nivelet e larta të hormonit gonadotropinës korionike (hCG) janë më të larta në mëngjes dhe në këtë formë ka më shumë gjasa të merrni një përgjigjje pozitive./GazetaShneta/