Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti: Gjendja në shëndetësi aq e rëndë saqë me të s’mund të merret vetëm ministria

Lajme 14/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është aq e rëndë saqë nuk mjafton që vetëm Ministria e Shëndetësisë të merret me të.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, teksa është pyetur lidhur me formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi dhe drejtimin e tij nga vetë kryeministri.

“Unë nuk do të jem ministër i Shëndetësisë, ministër është Rifat Latifi, por gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë nuk do të mund të merret vetëm ministria me të”, ka thënë Kurti, duke shtuar se është udhëheqës edhe i disa komiteteve të tjera të ngjashme.

Kurti ka thënë po ashtu se ka kërkuar nga secili ministër që në javën e ardhshme t’i sjellë pesë të arriturat kryesore për një vit e gjysmë, pasi më 22 tetor sipas tij, bëhen një vit e gjysmë që kur është zgjedhur Qeveria “Kurti II”.

Ai po ashti ka thënë se janë identifikuar disa probleme kryesore në shëndetësi, ndërkohë që me theks të veçantë ka përmendur komunikimin siç e ka quajtur me defekte, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) e pesë odave të punëtorëve shëndetësore.

Kurti, ka folur edhe për Elektroseverin, dhe për raportimet se në dy marrëveshjet është tentuar të ndërhyhet dhe të largohet termi Republika e Kosovës e të vendoset fusnota.

“Marrëveshjet bëhen në kuadër të Kushtetutës e ligjeve të Republikës së Kosovës. Ato janë të pranueshme për ne. Nuk e di çfarë ndryshimesh po tenton dikush. Marrëveshja për implementimin e udhërrëfyesit është tekst i përcaktuar, që është distribuuar tashmë dhe nuk mund të ndryshohet. Nuk do të bëjmë marrëveshje tjera”, ka thënë Kurti./Koha. net/ 

Këta do të jenë anëtarët e Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi

Artikulli paraprakMbledhja e fundit në kujtim të oftalmologut Dr. Visar Huruglica
Artikulli i rradhës MSh në përgatitje për hapjen e shkollimit specialistik

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.