Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbyllet reparti i Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit pasi u infektuan tri infermiere me Covid-19

Lajme 10/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reparti i pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është mbyllur përkohësisht pasi tre infermiere kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ato ishin kontakte të infermieres nga një spital privat në Prishtinë.

Në dy ditët e fundit në komunën e Gjilanit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 10 persona, një dje dhe nëntë sot. Rasti i djeshëm ishte një infermiere nga një spital privat në Prishtinë dhe të gjitha rastet e sotme janë kontakte të saj, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e qendrës operative ku janë bërë të ditur detaje të këtyre rasteve pozitive. Epidemiologia nga Qendra rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan ka bërë të ditur se rastet pozitive të ditës së sotme janë kontakte të infermieres: pesë familjarë, tre infermiere në repartin e pediatrisë në Gjilan dhe një grua shtatzënë.

Një infermiere e pediatrisë në spitalin e Gjilanit ka qëlluar të jetë familjare e infermieres nga spitali privat në Prishtiën dhe si rezultat ka bartu virusin tek kolegët e saj në spital. Për këtë shkak Haziri ka njoftuar se reparti i pediatrisë do të mbyllet përkohësisht.

“Të gjithë punëtorët e pediatrisë në Spitalin e Gjilanit do të vetizolohen detyrimisht dhe mbyllet reparti. Shërbimet do të kryhen në nivelin parësor përmes pediatërve të QKMF-së”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka bërë të ditur se rastet pozitive janë në 5 familje të ndryshme dhe ato do të karantinohen deri në një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Gjilan deri më sot janë konfirmuar 61 raste pozitive, ndërsa aktive janë gjithsej 13 raste. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEpidemia vdekjeprurëse e poliomielitit, pse ka rëndësi për krahasim me koronavirusin
Artikulli i rradhës Mbyllja e repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit, flet drejtori Dr. Nisret Hajrullahu

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.