Të paktën 2,581 raste janë raportuar në Shtetet e Bashkuara si pasojë e identifikimit të varianteve të reja të Covid-19.
Lajmin në lidhje me gjendjen pandemike e ka bërë të ditur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Shumë nga këto raste janë nga varianti britanik, i cili është gjetuar në të paktën 44 vende.
Për më tepër, rreth 65 raste janë raportuar nga varianti i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut.
Së fundmi, 10 raste nga varianti P.1, i konfirmuar në Brazil, janë raportuar në pesë vende.
CDC-ja tregon se kjo nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në ShBA./GazetaShneta/