Rusia raportoi 9,412 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së premte, numri ky më i lartë ditor që nga 23 maj, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm kombëtar në 1,194,643 raste.
Moska, tashmë një epiqendër e shpërthimit, ende raporton mbi gjendjen e rënduar me Covid-19 shkruan Reuters përcjell Gazeta Shneta.
Autoritetet thanë se 186 njerëz kishin vdekur në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 21,077. /Gazeta Shneta/