Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të rritni shanset e fertilitetit dhe mundësitë për të mbetur shtatzënë më shpejt

Femina 02/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të mbetesh shtatzënë nuk është gjithmonë e lehtë dhe mund të kërkojë pak durim.

Nëse dëshironi të shpejtoni procesin dhe të mbeteni shtatzënë sa më shpejt të jetë e mundur, këtu janë disa hapa të dobishëm për të rritur pjellorinë tuaj dhe për të rritur shanset tuaja për të mbetur shtatzënë më shpejt shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.

Për të rritur fertilitetin, sigurohuni që po hani një dietë të shëndetshme me vitamina dhe minerale thelbësore.

Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë dhe alkool që mund të stresojnë trupin duke e bërë më të vështirë ngjizjen.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

– Ushqehuni mirë

Studiuesit kanë zbuluar se ndjekja e një “diete të mirë fertile” mund të rrisë mundësinë e një personi, përndryshe të shëndetshëm, për t’u ngjizur.

Studime tregojnë se një dietë e pasur me vitaminë C, vitaminë E dhe zink, lidhet me një përqendrim më të lartë të spermës, si dhe lëvizshmëri më të madhe, e cila i referohet aftësisë së spermës për të notuar përmes traktit riprodhues drejt veza.

Për më tepër, ngrënia e ushqimeve që janë natyrshëm të pasura me antioksidantë, si pemët, perimet dhe arrat gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës dhe mund të përmirësojnë shanset tuaja për të mbetur shtatzënë.

– Shmangni pijet e caktuara

Ajo që pini mund të ketë gjithashtu efekt. Alkooli do të dëmtojë shanset tuaja për t’u ngjizur, prandaj ekspertët rekomandojnë shkurtimin ose shmangien e pirjes fare.

Kafeina është një tjetër fajtor.

Dr. Lisa Pastore, obstetër gjinekologe, thotë se kufizimi i kafeinës në jo më shumë se 1 ose 2 gota në ditë është i rëndësishëm.

– Ndiqni ciklin tuaj menstrual

Një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të mbetur shtatzënë është të gjurmoni ciklin tuaj menstrual dhe të keni marrdhënie intime brenda dritares tuaj të pjellorisë, e cila është kur keni më shumë të ngjarë të konceptoni.

Dritarja e pjellorisë në përgjithësi fillon nga 5 ditë para ovulimit dhe përfundon një ditë më pas. Ju keni shumë të ngjarë të mbeteni shtatzënë nëse keni marrëdhënie intime në ditën kur keni ovuluar ose në dy ditë më parë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMë shumë se 9.000 raste të reja të SARS-CoV-2 brenda 24 orëve në Rusi
Artikulli i rradhës Përfitimet shëndetësore të ushqyerjes me gji tek nëna dhe bebi në rritje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.