Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtrimet në spital për shkak të efekteve anësore nga Ozempic janë të rralla — por kur duhet të shkoni në urgjencë?

Jetë 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ozempic dhe Wegovy janë barna shumë të njohura — dhe përmes testimeve klinike janë cilësuar si të sigurta dhe efektive. Por me raportet që qarkullojnë në internet për të përziera të forta, mpiksje gjaku dhe më shumë, a e rrisin këto barna ndjeshëm mundësinë për të përfunduar në urgjencë?

Një studim i publikuar në fillim të këtij muaji në “Annals of Internal Medicine”, hetoi se sa shpesh njerëzit që marrin Ozempic ose Wegovy (të njohura gjithashtu si semaglutide) zhvillojnë efekte anësore serioze që i çojnë në urgjencë ose në spital.

“Gjetëm që është shumë e rrallë që semaglutidi të çojë në efekte anësore të rënda që kërkojnë shtrim në spital, por ato ndodhin,” tha për burimin Health, autori i studimit, Pieter Cohen, mjek i brendshëm në Cambridge Health Alliance dhe profesor i asociuar i mjekësisë në Harvard Medical School.

Që nga viti 2024, rreth një në tetë të rritur amerikanë kanë raportuar se kanë provuar një ilaç agonist të receptorëve GLP-1, si Ozempic apo Wegovy, për diabet ose për humbje peshe.

Sa të zakonshme janë efektet anësore të rënda?

Cohen dhe kolegët e tij përdorën një rrjet kombëtar mbikëqyrjeje për të ndjekur vizitat në urgjencë që mjekët i atribuan semaglutidit. Të dhënat u mblodhën në 82 spitale të ndryshme midis 1 janarit 2022 dhe 31 dhjetorit 2023.

Në total, 551 persona shkuan në urgjencë për efekte anësore nga semaglutidi. Më pak se 18% e vizitave, rreth 98 raste, përfunduan në shtrime në spital. Kjo përkthehet në rreth katër vizita në urgjencë dhe më pak se një shtrim në spital për çdo 1,000 pacientë që marrin këtë ilaç.

Gati 70% e vizitave kishin të bënin me efekte anësore gastrointestinale. Të përzierat dhe të vjellat ishin dukshëm më të zakonshmet, të ndjekura nga dhimbjet abdominale dhe diarrea, dhe 15% e këtyre rasteve kërkuan shtrim në spital.

Rreth 16.5% e vizitave ishin të lidhura me nivele të ulëta të sheqerit në gjak, dhe gati 38% e këtyre rasteve kërkuan shtrim në spital. Reagimet alergjike, pankreatiti dhe sëmundjet e kanaleve biliare ishin gjithashtu të pranishme, por më rrallë të raportuara.

Fakti që shumica e pacientëve me semaglutide shkuan në urgjencë për simptoma gastrointestinale nuk është domosdoshmërisht befasues.

“Efektet anësore të paraqitura [në këtë studim] nuk janë të reja,” tha për Health, Mahyar Etminan, farmacist dhe profesor i asociuar i mjekësisë në departamentin e oftalmologjisë dhe shkencave vizuale në Universitetin e British Columbia.

Por studiuesit nuk e prisnin të shihnin kaq shumë njerëz që kërkonin ndihmë për sheqer të ulët në gjak, sidomos kur nuk merrnin ilaçe të tjera që ulin sheqerin në gjak, tha Cohen. Deri më tani, nuk ka pasur shumë raporte që Ozempic dhe Wegovy shkaktojnë hipoglicemi./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMedikamentet për ADHD kanë efekt të vogël në nivelet e presionit të gjakut
Artikulli i rradhës Antibiotikët në dy vitet e para të jetës, faktor në zhvillimin e obezitetit te fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.