Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Medikamenti Xanax shitet pa recetë në Shqipëri, mjeku ngre alarmin: ‘Drogë’ që krijon varësi

Jetë 02/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emisioni Fiks Fare solli një problematikë të madhe siç është shitja e Xanax në farmaci pa recetë. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit.

Emisioni investigativ tregoi mesazhet që i kishin mbërritur nga prindër të shqetësuar se fëmijët e tyre blinin në farmaci Xanax vetëm me një copë letër ku shkruhej emri i medikamentit. Fiksi solli me zë dhe figurë blerjen në 5 farmaci të kryeqytetit Xanax 0.5 mg vetëm me këtë copë letër që tregohej në farmaci si foto në telefon.

Në bisedat me farmacistët dilte qartë se ajo ishte një copë letër ku nuk kishte as firmë dhe as vulë mjeku, dhe jo vetëm aq, medikamenti kërkohej nga adolëshentët dhe jepej pa problem.

Shpesh farmacistët diskutonin me blerësin për medikamentin ku thonin se nuk na lejohet ta japim pa recetë, por në fund e shisnin.

Por çfarë thonë specialistët për keqpërdorimin e këtij medikamenti?

Andrin Tahiri, Shefi i Shërbimit Toksikologjik në QSUT, thotë se letra me të cilën është marrë medikamenti absolutisht nuk është recetë, dhe kështu asnjë farmaci nuk duhet ta jepte pa një të tillë.

Ai tregon se ky medikament të bën të varur, sidomos adolëshentët të cilët kanë abuzuar me lëndë narkotike. Madje sipas tij varësia nga Xanax është shumë e rrezikshme. “Shumë raste paraqiten në toksikologjik, që mund të kenë dashur të dëmtojnë veten me mbidozë Xanax-i , por jo vetëm na kanë ardhur shumë raste që tashmë adolëshentët kanë krijuar varësi duke e marrë atë pa kriter si një medikament që i ndihmon për t’u shkëputur nga substancat narkotike.

Benzodiazepanët supozohet të merren për një periudhë të shkurtër. Problemi fillon kur duhen marrë doza gjithnjë e më të mëdha për të arritur efektin e njejtë,” thotë Dr Tony O’Neill, ligjërues i psikiatrisë klinike në Queen’s University Belfast.

Pas një periudhe më të gjatë të përdorimit të Xanax, sindrome potenciale janë pagjumsia, ankthi, krizat e panikut dhe neveria. Ndalimi i menjëhershëm mund të shkaktojë edhe kriza. Një nga rreziqet më të mëdha të vetmjekimit me Xanax është që studimet e bëra deri më tani për rreziqet, janë të bazuara me dozat e përshkruara nga mjeku imagjinoni kur merret pa përshkrim. Por edhe pse dihet rrezikshmëria e këtij medikamenti, ai jepet fare thjesht në farmacitë tona të gjithëve pa dallim moshe./Top Channel/

Artikulli paraprakUshqyerja me gji e foshnjës tuaj, si të filloni praktikimin e procesit të motivuar
Artikulli i rradhës Foshnjat e porsalindura, çfarë sinjalizojnë të qarat e shpeshta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.