Princi Harry dhe Meghan Markle kanë qenë të hapur në lidhje me atë se duan fëmijë, por kjo e fundit edhe nëse ngel shtatzënë, nuk do jetë në gjendje të ketë festën e ashtuquajtur “baby shower”.
Një festë e tillë ka zënë vend jo pak në mesin e kulturës tek gratë britaneze, e cila po praktikohet gjithnjë e më shumë në ditët moderne, transmeton Gazeta Shneta.
Princi Harry dhe Meghan Markle e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Maj dhe, që prej atëherë, nuk kanë rreshtur thashethëmet se çifti mbretëror do bëhen prindër.
Ndonëse nuk ka gjasa që të festojë shtatzëninë me një festë zyrtare, asaj do i lejohet të pranojë dhurata nga miqtë dhe familja e saj./Gazeta Shneta/