Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më trego çfarë bën gjatë ditës, që të tregoj për shëndetin e fëmijës tuaj

Këshilla për shtatzëna 25/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi të publikuar në “British Medical Journal”, mundësitë për t’u bërë obezë janë 75% më të ulëta te fëmijët dhe adoleshentët, tek nënat e të cilëve ndjekin një stil jete të shëndetshëm (bëjnë aktivitet fizik të rregullt, ruajnë një peshë të shëndetshme, pinë pije alkolike me masë dhe nuk pinë duhan), krahasuar me fëmijët e nënave që nuk ndjekin zakone të tilla. Nëse edhe fëmija ndjek një stil të tillë jete, mundësia e obezitetit zbret edhe më shumë, deri në 82%.

“Një në pesë fëmijë, me moshë 6-19 vjeç në SHBA, vuan nga obeziteti dhe është në rrezik të vazhdueshëm për diabet, sëmundje kardiake dhe patologji të tjera metabolike. Ndërsa është e njohur se gjenetika luan një rol në obezitet, shtimi me ritme të shpejta i sëmundjes gjatë viteve të fundit, mund të ndodhë për shkak të ndryshimit në stilin e jetës dhe në dietë”, konfirmon Qi Sun autor kryesor i studimit në shkollën e Shëndetit Publik në Boston.

Kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e 24.289 fëmijëve nga 16.945 gra të rekrutuara në “Nurses’ Health Study II” dhe kanë zbuluar se 1.282 fëmijë (5,3%) kanë zhvilluar obezitet gjatë një periudhe ndjekjeje mesatare prej 5 vjetësh.

Obeziteti i nënës, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik ishin shumë të lidhura me obezitetin mes fëmijëve dhe adoleshentëve. Rënia më e madhe e rrezikut për obezitet është vënë re kur nënat kanë ndjekur të gjitha zakonet e mira të hetuara nga studimi, por shumë zakone të marra në konsideratë në mënyrë të veçantë, kanë patur një ndikim të dukshëm në rrezikun e obezitetit infantil.

Rreziku i obezitetit ishte më i ulët më tej mes fëmijëve të nënave që pinin alkol në nivele të ulëta ose të moderuara, krahasuar me fëmijët e nënave që nuk pinin alkol. Për habinë e kërkuesve, ama, modelet dietike të nënave nuk kanë qenë të lidhura me obezitetin e fëmijëve, me shumë mundësi sepse dietat e fëmijëve ndikohen nga shumë faktorë, mes të cilëve dreka e ngrënë në shkollë dhe mundësitë e ushqyerjes, që ekzistojnë në lagjet ku banojnë.

“Rezultatet e këtij studimi mbështesin strategjitë e ndërhyrjes, të bazuara te familja ose prindërit, për të reduktuar rrezikun e obezitetit infantil”, përfundojnë kërkuesit./doktor33.al/

Artikulli paraprakPara disa muajsh konsiderohej si “foshnja më e vogël në botë”, por shihni sa ka ndryshuar
Artikulli i rradhës Megan nuk do të jetë në gjendje ta ndjekë këtë traditë nëse ngelet shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.