Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka pritur sot në një takim deputetët e Komisionit për Shëndetësi në krye me Albena Reshitaj.
Menaxhmenti i përbërë nga Bordi Drejtues dhe drejtori i Përgjithshëm Valbon Krasniqi, i kanë njoftuar deputetët për planet konkrete për përgatitjet në përballimin e një vale tjetër të mundshme të pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori Krasniqi ka kërkuar përkrahje nga deputetët për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, si dhe për realizimin e shërbimit të frytnimit të asistuar mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Me këtë rast Krasniqi ka thënë se është e nevojshme edhe realizimi i legjislacionit për transplantimin e indeve dhe organeve.
Deputetët kanë vlerësuar angazhimin e menaxhmentit të SHSKUK-së për menaxhimin e pandemisë, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për përkrahje në cdo situatë. /Gazeta Shneta/