Personat me Covid, kanë përjetuar një gamë të gjerë të simptomave të çuditshme.
Nga lemza e tepërt e deri te mpirja dhe ndjesi shpimi gjilpërash, ku virusi shfaqet në mënyra të habitshme shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Mjekët tani po shohin stresin që rrethon popullatën në lidhje me sëmundjen Covid-19 të shkaktojë simptoma të caktuara tek njerëzit që nuk kanë pasur në të vërtetë virusin.
Një nga ankesat më të zakonshme është dhe humbje e ndjeshme e flokëve.
Sipas The New York Times, mjekët kanë raportuar se shumë pacientë po përjetojnë rënie të flokëve, gjë që ata besojnë se është e lidhur me Covid.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Humbja e flokëve është një ndërlikim i njohur i Covidit që shpesh ndodh përtej jetëgjatësisë së virusit në trup.
Një studim i korrikut nga ‘Survivor Corps’ zbuloi se 27 përqind e njerëzve raportuan se kishin humbje të pazakontë të flokëve.
Por kohët e fundit, mjekët kanë parë që ky fenomen po ndodhë dhe tek njerëzit që nuk kanë pasur kurrë Covidin dhe kjo gjendje mendohet se ka ardhur si pasojë e stresit që ka shkaktuar virusi korona në jetën e përditshme.
Stresi është një shkak i zakonshëm i humbjes së flokëve, siç vë në dukje Klinika Mayo. /Gazeta Shneta/