Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Menopauza e hershme nuk lidhet me rritje të rrezikut për diabetin

Femina 15/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menopauza e hershme është shoqëruar prej kohësh me disa probleme shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe humbja e densitetit kockor. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se ajo nuk rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Menopause”, gratë që hyjnë në menopauzë para moshës 45-vjeç kanë pothuajse të njëjtin rrezik për diabet si ato që e përjetojnë menopauzën më vonë, në moshën e mesme shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit arritën në përfundimin se menopauza, në vetvete, nuk duket se shkakton ndryshime metabolike që favorizojnë rezistencën ndaj insulinës dhe zhvillimin e diabetit.

Studimi ndoqi për më shumë se 14 vite rreth 147 mijë gra pjesëmarrëse në projektin kërkimor britanik ‘UK Biobank’.

Gjatë periudhës së ndjekjes, rreth 6,600 gra u diagnostikuan me diabet, por analiza tregoi se mosha e fillimit të menopauzës nuk kishte lidhje domethënëse me këtë rrezik.

Edhe pse fillimisht u vu re një diferencë e vogël mes grave me menopauzë të hershme dhe atyre me menopauzë të vonë, kjo u zhduk pasi u morën parasysh faktorë të tjerë ndikues.

Sipas studiuesve, faktorët që ndikojnë më fort në rrezikun për diabet janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e konsumit të perimeve, marrja e lartë e kripës, si dhe përdorimi i disa medikamenteve për kolesterolin.

Ekspertët theksojnë se këto janë faktorë të modifikueshëm, ndryshe nga mosha e menopauzës.

Këto gjetje konsiderohen qetësuese, pasi sugjerojnë se gratë mund të ulin rrezikun për diabet duke u përqendruar te stili i jetesës dhe shëndeti kardiovaskular, pavarësisht se kur ndodh menopauza. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSh kundërpërgjigjet ndaj raportimit mbi shitjen e barnave ilegale online në Kosovë
Artikulli i rradhës Një muaj nga vendimi i qeverisë, kompanitë mbyllin 5 milionë llogari adoleshentësh në rrjetet sociale në Australi

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.