Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mënyra më e neglizhuar që ndihmon në parandalimin e Covid-19, sipas ekspertëve mjekësor

Jetë 06/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë vitit të kaluar, masat paraprake shëndetësore që dikur ishin të padëgjuara janë bërë pjesë e jetës së përditshme.

Por ndërsa mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe larja e rregullt e duarve janë tani krejtësisht të zakonshme, ekzistojnë mënyra të tjera të thjeshta për të shmangur virusin shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Sipas mjekëve të shumtë dhe ekspertëve mjekësorë, ekziston një zonë shumë e ndjeshme e trupit tuaj që po neglizhohet sa i përket mbrojtjes dhe ajo është pjesa e syve tuaj.

Më shumë fokus duhet të vihet në mbrojtjen e syve për të parandaluar Covidin, thonë ekspertët.

Komuniteti shkencor pajtohet gjerësisht se mbajtja e një maske dhe shmangia e turmave është absolutisht thelbësore për të shmangur koronavirusin e ri.

Por, sipas Dr. Peter Collignon nga fusha e sëmundjeve infektive dhe profesor në Universitetin Kombëtar Australian, vëmendja që ne i kushtojmë distancimit shoqëror dhe mbajtjes së maskave të fytyrës duhet gjithashtu t’i kushtohet në atë nivel edhe përdorimit të mbrojtjes së syve në shumë situata, raporton The Guardian.

Studimet kanë treguar që shtimi i mbrojtjes së syve mund të jetë efektiv në ndalimin e infeksionit.

Për të vërtetuar teorinë në fjalë, Dr. Collignon citoi një studim të botuar në ‘Journal of the American Medical Association’ në muajin gusht ku studiuesit zbuluan se 19 përqind e punonjësve të kujdesit shëndetësor të veshur me maska ​​kirurgjikale me tre shtresa, doreza kirurgjikale, mbulesa këpucësh dhe duke përdorur dezinfektues dore vazhduan ende të infektoheshin me Covid.

Por kur mburoja e fytyrës u shtua si masë mbrojtëse e punonjëve shëndetësor, atëherë numri i infeksioneve zbriti në zero, sipas studimit në fjalë. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakDeri në 96 përqind e pacientëve me Covid kanë këtë ndërlikim të qëndrueshëm, zbulon studimi i fundit
Artikulli i rradhës Ky grup i gjakut është gjetur të jetë më i ndjeshëm ndaj infeksionit Sars-CoV-2

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.