Foshnjat që fillojnë të hanë ushqime të ngurta më vonë se zakonisht, mund të jenë në rrezik të rritur për një lloj kanceri të gjakut, tregon një studim i ri.
Studiuesit analizuan informacione nga 172 fëmijë në Teksas, të cilët ishin diagnostifikuar me leukemi limfocite akute, një kancer i qelizave të bardha të gjakut dhe 344 fëmijë të shëndetshëm në të njejtën moshë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshinte fëmijë të cilët ushqeheshin me qumësht gjiri, formula për foshnja ose të dy përpara se të fillonin të hanin ushqime të ngurta.
Fëmijët të cilët filluan të hanin ushqime të ngurta deri në moshësn 10 muajshe ose më të vjetër, ishin katër herë më të predispozuara për t’u diagnostifikuar në krahasim me foshnjat e tjera që filluan të hanin ushqime të ngurta nga mosha katër muaj.
Fëmijët që filluan të hanin ushqime të ngurta në moshat 7 deri në 9 muaj kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostifikohen në krahasim me foshnjat që filluan të hanin ushqime të ngurta nga mosha 1 muaj.
Sidoqoftë, fëmijët që filluan të hanë ushqime të ngurta në moshën 5 deri në 6 muj, nuk kishin një rritje të gjasave të tyre për leukemi, sipas studimit, i cili u prezantua këtë javë në takimin e Shoqatës Amerikane për Kërkime me Kancer.
Gjetjet janë në përputhshmëri me një studim të mëparshme të kryer nga i njëjti grup studiuesish që zbuluan se për çdo vonesë njëmuajshe në filimin e ushqimeve të ngurta, gjasat e një fëmije për të zhvilluar leukemi u rriten me 14 përqind.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se fëmijët që ushqeheshin me formulë për një kohë të gjatë, pavarësisht kur u futen në ushqime të ngurta, gjithashtu kishin një rretik të shtuar për leukemi. /GazetaShneta/