Shtatzania është e ndryshme për çdo grua. Ndërsa disa prej nesh kanë një kohë të lehtë dhe të gëzueshme të tjerat kanë dhimbje dhe komplikime.
Por, një gjë mbetet e vërtetë – ka mënyra se si shtatzania ndryshon trupin tuaj përgjithmonë dhe ndërsa disa prej tyre duken të frikshme ato ia blejnë, transmeton Gazeta Shneta.
Këmbë më të mëdha
Kjo nuk është diçka me të cilën përballen të gjitha gratë por me shtatzani të caktuara, këpucët rriten në një madhësi.
Areola të errëta
Nëse jeni një nënë e re që zgjedh të ushqej me gji, do të bëheni mjaft të vetëdijshme për gjinjët tuaj. Ndërsa ato do të ndryshojnë gjithashtu madhësinë është interesate të dini se areola juaj mund të errësohet përgjithmonë.
Ndryshime në flokë
Gratë tregojnë se flokët e tyre bien pasl indjes dhe shumë gra shpesh ndjejnë sikur flokët e tyre kanë më pak yndyrë gjatë shtatzanisë.
Ndryshimet në emocione
Teknikisht është një ndryshim i trupit, pasi që siç e keni parë me siguri, ju e dini që emocionet janë të gjitha pjesë e përbërjes tuaj të përgjithshme. Por, edhe më pas ju mund të gjeni veten duke u shqetësuar për gjëra që i keni injoruar më parë./GazetaShneta/