Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mënyrat si ta ndihmoni fëmijën tuaj të flasë më shpejtë

Jetë 08/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur fëmija juaj fillon të zhvillojë procesin e të folurit, gjërat që ju ia thoni kanë shumë rëndësi. Kjo do të jetë baza për të ndihmuar atë: në të kuptuar (gjëja e parë që zhvillohet) dhe të folurit (që zhvillohet më vonë) shkruan Për Nënat, transmeton Gazeta Shneta.

Nëse ndiqni hapat më poshtë, ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj të flasë:

  • Mos flisni shpejt. Kur fëmija mundohet që të kuptojë një gjuhë të ngatërruar, të folurit e shpejtë do ta vështirësojë punën e tij.
  • Fjalët kanë kuptim, përqendrohuni aty. Përderisa bisedoni me fëmijën, vendosni theksin tek fjalët që janë më kuptimplota në fjali.
  • Komentoni përemrat. Përemrat janë akoma një kategori fjalësh që e ngatërrojnë bebin, ndaj kushtojini rëndësi atyre, duke thënë ” Ky është libri i mamit” dhe ”kjo është kukulla e Anës”.
  • Ndërtoni një listë me këngë dhe emra. Mbase mund t’ju duket pa kuptim që ta përsërisni çdo ditë apo disa herë në ditë të njëjtën këngë, por për fëmijën kjo është shumë e bukur dhe diçka prej së cilës ai mëson shumë.
  • Librat. Bebi nuk është akoma gati për të dëgjuar histori, por rima e thjeshtë e librave me vjersha apo figurat e bukura mund të tërheqin vëmendjen e tij. Bëni shumë pyetje të tilla si: “ Ku është qeni?” dhe shumë shpejt bebi do t’ju habisë duke vënë gishtin mbi figurën e duhur.
  • Prisni për të marrë përgjigje. Megjithëse bebi ende nuk flet, ai mund të ketë gati një përgjigje ndaj asaj që ju i keni thënë apo kërkuar, edhe pse kjo mund të jetë vetëm një britmë gëzimi, kur ju i thoni që do të ulet tek karroca e tij për të luajtur.
  • Jepini “urdhëra”. Më e rëndësishmja për fëmijën që të fillojë të mësojë komanda të thjeshta si: “puthe gjyshen”, “thuaj mirupafshim”, “jepja mamit kukullën”. Ndoshta nuk do ti mësojë me herën e parë dhe të japë një përgjigje të saktë, por mos mërzisni veten dhe as bebin. Ndihmojeni atë të kuptojë atë që i keni thënë dhe që ta kryejë veprimin që i keni kërkuar.
Artikulli paraprakPilulat kundër shtatzënisë mund të rrisin rrezikun nga kanceri i gjirit
Artikulli i rradhës Rënia e hershme e flokëve sinjalizon këtë sëmundje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.