Në orët e para të pasdites së të premtes, nëna lehonë, Blerinë Sejdiu-Hodolli, i dha fund jetës së saj, duke u hedhur nga dritarja e banjës në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Ajo kishte sjellë në jetë, një muaj më parë, një foshnjë të gjinisë mashkullore, e cila është duke u trajtuar ende në Klinikën e Neonatologjisë. Pritet që familjarët nesër ta marrin foshnjën nga kjo Klinikë, meqë gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Dhjetëra persona ia kishin mësyrë lagjes “Hakif Zejnullahu” pasditen e së hënës në qytetin e Podujevës, për t’i shprehur ngushëllime familjes Hodolli pas vdekjes së nënës lehonë Blerinë Sejdiu Hodolli, 32 vjeçe, e cila i dha fund jetës të premten, në orët e para të pasdites, duke u hedhur nga dritarja e një banje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Gazeta Express ka raportuar se të hënën ka qëndruar në shtëpinë e familjarëve të 32-vjeçares, por ata nuk kanë dashur të japin detaje për shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerën drejt këtij akti.
Familjarët kanë thënë që pas lindjes për disa ditë, e ndjera nuk është ndier mirë emocionalisht, gjë e cila, sipas tyre, i ndodh secilës lehonë pas lindjes e që kjo mund të ketë qenë arsyeja, e cila sipas familjarëve e ka çuar 32-vjeçaren drejt vetëvrasjes.
Ata thonë se e ndjera nuk ka pasur probleme të tjera. Sipas tyre, Blerina ka pasur jetë të lumtur bashkëshortore.
Ndërkaq gjendja e foshnjës raportohet të jetë stabile. Fëmija nesër pritet të lirohet nga ana e Klinikës së Neonatologjisë, në të cilën po qëndron qe një muaj. Kështu ka thënë të martën, drejtori i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovci./ Gazeta Shneta