Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mësojnë më shpejtë fëmijët e rrëmujshëm? Lexoni studimin

Jetë 06/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jeni të lodhur prej fëmijës suaj që ndot gjithçka teksa ushqehet? Shkenca i jep të drejtë fëmijës, duke e justifikuar rrëmujën si mënyrën për të mësuar më shpejt.

Një lajm i mirë për prindërit që e gjejnë veten duke pastruar gjithë ditën tavolinën, muret, rrobat nga ushqimi i të vegjëlve të tyre.

Një studim i ri ka treguar se teksa bën të gjithë atë rrëmujë, fëmija juaj po mëson. Kërkuesit nga Universiteti i Iouas hulumtuan sesi fëmijët 16-muajsh mësonin fjalët e gjërave jo të ngurta, siç janë për shembull qumështi ose masat e gjellës, që zakonisht marrin më shumë kohë për t’u mësuar. Rezultatet treguan se ata që luanin me substancën i mësonin fjalët që i përcaktonin ato më shpejt.

Truri i fëmijës normalisht mëson më shpejt fjalë që i përkasin objekteve të prekshme si blloku, molla apo babai për shkak se ata mund t’i prekin dhe ngacmojnë me duar. Pak më të komplikuara janë sendet jo të ngurta.

Merrni për shembull supën, ndonjëherë për sytë e fëmijëve të vegjël ajo është një tas, ndonjëherë personifikohet me një lugë dhe herë të tjera është thjesht diçka e rënë në dysheme. Nëse fëmija nuk e prek apo shijon atë, ai do ta ketë të vështirë t’ia mësojë emrin apo ta dallojë nga ndonjë gjë tjetër.

Për të testuar sesi fëmijët i mësojnë emrat e substancave të ndryshueshme, kërkuesit paraqitën përpara tyre 14 artikuj të lëngshëm, gjëra që fëmijët mund t’i fusnin pa problem në gojë.

Image result for childrens mess

Teksa studiuesit ua dhanë fëmijëve lëndët, i mësonin t’i quanin me emra të sajuar. Pak më vonë, ata i pyetën fëmijët nëse e dinin emrin e një substance, që iu prezantua në një përmasë apo formë tjetër nga e fillimit.

Fëmijët që e mbanin mend emrin e artikullit mbështeteshin te më shumë sesa pamja. Kështu, të vegjlit që e kishin trajtuar në të gjitha format substancën e dhënë prej studiuesve, që nga shijimi deri te hedhja e saj në dysheme apo në mure, arrinin ta kujtonin shumë mirë emrin edhe kur ndryshonte forma apo ena ku ishte hedhur masa.

E gjithë rrëmuja e shkaktuar, në fakt bëhej për të mësuar. Ndihmonte shumë edhe fakti që ata ishin ulur në një karrige posaçërisht për fëmijë të vegjël. “Rezultoi se qëndrimi në një karrige për fëmijë, i rrit gjasat e rrëmujës, sepse fëmijët e dinë që aty mund të bëjnë ç’të duan”, tha profesoresha e psikologjisë, Larisa Samuelson.

Loja me ushqimin i lejon fëmijët t’i mësojnë më shpejt emrat e ushqimeve apo objekteve, sidomos atyre të lëngshme apo të rrëshqitshme.

Ky fakt u mbështet edhe nga një tjetër kërkim që zbuloi se mësimi i shpejtë dhe efektiv përfshin lirshmërinë për të provuar gjëra të reja dhe të çuditshme.

Këtu futet vënia në funksionim e shqisës së të prekurit dhe të nuhaturit, që ndihmojnë në eksplorimin e gjërave të reja. Sa më i hapur të jetë truri ndaj një informacioni të tillë, aq më shpejt mësojnë fëmijët për ambientin që i rrethon, përfshirë këtu edhe gjërat që ndryshojnë formë apo janë të vështira për t’u kujtuar.

Nuk është e thënë që të gjithë fëmijët e rrëmujshëm do të bëhen gjeni, por kjo është mënyra më efektive për të mësuar aftësi të reja në një fazë kaq të hershme të jetës.

Këshilla për prindërit e rinj? Lërini fëmijët tuaj të bëjnë pis, do të mësojnë më shumë sesa duke i këshilluar në gjuhën që ata e kanë të vështirë ta mësojnë.

Artikulli paraprakKoha kur fëmija thotë JO për gjithçka, si ta menaxhoni
Artikulli i rradhës Dhëmbët e parë të bebes, shtatë faktet që duhet t’i dinë prindërit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.