Dhëmbët e parë të bebes, shtatë faktet që duhet t’i dinë prindërit

2017-04-06 në ora 10:06

Të gjithë prindërit duhet të dinë se dalja e dhëmbëve tek fëmijët është e ndryshme për fëmijë të ndryshëm. Gjithsesi janë 7 fakte që ju duhet të keni parasysh në lidhje me këtë proçes.

Ja cfarë këshillojnë mjekja pediatre e çertifikuar në “Pediatric Associates of New York” dhe “NYU Langone Medical Center”, Dina DiMaggio,  si edhe Julie Cernigliaro mjeke pediatre e specializuar në fushën e  stomatologjisë infantile pranë “Pediatric Dental Residency Program” në Brooklyn, ku edhe ushtron profesionin e saj si drejtuese e qendrës.

Dalja e dhëmbëve për shumë fëmijë ndodh ndërmjet muajit të 6-12

Ata do të fillojnë të fusin sende dhe duart në gojë që në muajin e 3, megjithatë dhëmbi i parë zakonisht del në muajin e 6. Disa fëmijë mund të mos kenë ende asnjë dhëmb në ditëlindjen e parë. Zakonisht del i pari dhëmbi poshtë, dhe në vitin e 3 të jetës dalja e tyre ka përfunduar.

Fluori është shumë i rëndësishëm

Fëmija duhet të pijë ujë të pasur me këtë element si edhe të konsumojë ushqime që e përmbajnë atë. Ai duhet të futet në dietën e fëmijës në muajin e 6.

Duhet të qetësoni dhimbjen e xhinxhivave

Këtë mund ta bëni me anën e një masazhi tek xhinxhivat, duke i ofruar dicka të ftohtë (ujë, kos, një lodër etj), apo një medikament me përbërje paracetamoli i cili do ta qetësoj disi këtë dhimbje. Flisni me mjekun për t’i dhënë dozën e duhur.

Kujdes me varësen “Amber”

Nëse do të përdorni një të tillë duhet të bëni kujdes pasi fëmija mund ta shtrëngojë shumë dhe të mbytet.

Duhet të pastroni dhëmbët e fëmijës

Këtë duhet ta bëni dy herë në ditë duke përdorur një pastë dhëmbësh me përbërje fluori në një sasi shumë të vogël (gati sa një kokërr orizi). Në moshën 3 vjeçare sasia e pastës duhet të jetë sa një kokërr bizele.

Mund të shfaqet fillimisht dhëmbi lart

Zakonisht të parët shfaqen dhëmbët e poshtëm, megjithatë tek disa fëmijë mund të ndodhë e kundërta. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Caktoni një takim tek mjeku

Është shumë e rëndësishme që mjeku i dhëmbëve të kontrollojë gojën e fëmijës si edhe ecurinë e procesit deri në ditëlindjen e parë të fëmijës. /pernenat