Ushqimi i fëmijëve është një çështje e mundimshme për shumë prindër. Përpjekjet e tyre shpeshherë ngelen të dështuara për t’i ofruar dhe mësuar fëmijët të ushqehen shëndetshëm.
Shumë prindër do presin ndonjë shkop magjike për të kapërcyer këtë problem. Ndoshta edhe mund të zhgënjeheni nga ato që do lexoni.
Ndiqni 10 hapat në vazhdim :
Bëhuni shembull për fëmijët tuaj !
Rregulli themelor dhe ndoshta edhe më i rëndësishmi është që ju të jeni shembull kur të mësoni fëmijën për ushqimin më të mirë. Këshillat që i ofroni fëmijëve tuaj së pari duhet t’i praktikoni ju si prindër.
Nuk mund ta ndalosh nga pirja e pijeve të gazuara fëmijën tuaj dhe ti shpjegosh se sa të dëmshme janë, kur ju i konsumoni çdo ditë. Kjo nuk është edhe e drejtë e as e sinqertë. Nëse ju këshilloni diqka fëmijën, por vetë e bëni të kundërten, ju keni humbur betejën ende pa filluar mirë.
Merrni pjesë bashkarisht në blerjen dhe përgaditjen e ushimit.
Është e rëndësishme që fëmijët të përfshihen në procesin e blerjes së gjërave të nevojshme për ushqimin si dhe më vonë në vetë procesin e përgaditjes së ushqimit. Bisedoni me fëmijët para se ti bleni ushqimet për rëndësinë e tyre, se cilat janë të shëndetshme e cilat jo.
Lejoni fëmijët t’i përgatisin si të duan format e ushqimeve.
Shpeshherë prindërit nuk u lejojnë fëmijëve të zhvillojnë imagjinatën gjatë përgaditjes së ushqimit. Për fëmijët, është shumë e rëndësishme forma e ushqimit, andaj lejoni të shprehen por edhe të marrin pjesë në përgaditje. Merrni pjesë me ta në atë. Le të bëjnë forma të ndryshme ushqimi, sepse ata kanë më shumë gjasa të hanë ushqime të tilla. Në tërë këtë proces, numëroni me ta, mësoni ngjyra, këndoni edhe këngë.
Realizoni me mençuri kërkesat e fëmijeve për ushqim.
Nëse një fëmijë dëshiron diçka të ëmbël, i ofrojmë atij në vend të çokolatave, një frut, hurmë, mjaltë, çokollatë e zezë etj. Fëmija do të bindet se këto janë alternativat dhe në heshtje do zgjedhë një nga këto alternativa. Le të jetë gjithmonë ushqim i shëndetshëm në tryezën tuaj.
Mos i impononi asnjë ushqim.
Mos i kërkoni fëmijës të dëgjojë pa kushte dhe të hajë atë që i keni dhënë atij. Mos e kërkoni me çdo kusht. I’a shpjegoni përse një ushqim është i mirë dhe tjetri është i keq. I’a shpjegoni atij se çfarë vlera ka në ushqime me mollë, banane, dardhë, spinaq, karrota, vezë etj.
Shpjegoni atë që është e dëmshme në ushqimet e shpejta si hamburger, patate të skuqura, pica etj.
Respektojeni ndjenjën e urisë dhe ngopjes tek fëmija juaj.
Kur një fëmijë thotë ose tregon se është i uritur apo edhe e kundërta, shumë shpesh kjo ndjenjë është e vërtetë dhe ju si prindër duhet të dëgjoni qëndrimin e fëmijës tuaj. Ndonjëherë ndodhë që fëmijët në këtë mënyrë të shmangin ushqimet që nuk u pëlqejnë, por është e rëndësishme ti dëgjosh ndjenjat e qëndrimin e fëmijës tuaj, sepse ndjenja e urisë dhe ngopjes është shumë e rëndësishme.
Mos i ofroni shpërblim për një vakt ushqimor.
Shpeshherë prindërit i kërkojnë fëmijës së tyre për të ngrënë p.sh nje lulelakër ose sallatë të gjelbër, do e ketë si shpërblim një çokolatë apo një kola. Kjo në esencë është një mënyrë e gabuar e edukimit të fëmijëve. Kjo ndikon direkt që fëmija ngrënjen e një vakti ta kuptojë si mundësi e shpërblimit e jo si një proces normal shëndetit apo proces i domosdoshëm për të qenë të shëndetshëm.
Pra, nuk guxoni që te fëmijën ta nxisni me shpërblimin me një ushqim të dëmshëm që të hajë një ushqim të shëndetshëm.
Grumbullohuni e tërë familja rreth tryezës gjatë ngrënjes.
Mos provoni asnjëherë të ushtroni forcë dhe të detyroni fëmijën të hajë diqka që nuk do apo nuk i pëlqen. Nëse do e bëni këtë, fëmija do e urrejë ushqimin në tërësi. Fëmijën uleni gjithmonë në vendin e tij edhe nëse nu ha, të qëndrojë me ju deri në fund të ushqimit. Bisedoni diqka të bukur rreth ushqimit dhe falënderojeni Zotin për mirësitë që ju ka dhënë.
Fëmija duke shikuar të tjerët duke ngrënë, mund të fillojë ti pëlqejë ushqimi edhe pa dëshirën e tij.
Mos i lejoni teknologjinë kur të ulet për të ngrënë.
Shpeshherë prindërit kanë një ide se po i ofruan tabletin, celularin, fëmija do hajë dhe do kapërcejnë problemin. Mbase fëmija edhe mund ta bëjë këtë, por do e bëjë pa menduar, ndërsa neve na duhet një proces normal i ngrënjes dhe vetëdijësim i fëmijës për të ngrënë
Mos i premtoni gjera të dëmshme nëse do ta hajë ushqimin.
Në asnjë mënyrë mos bëni premtim se do i jepni një çokolatë, një tortë nëse do hajë supën ose sallaten. Premtimet e tilla do i japin shprehi negative e cila më vonë do ju kushtojë.
Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater
Subspecialist Dijetolog-Nutricionist