Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mësuesja 63-vjeçe u vra me sëpatë nga burri i saj, flasin drejtori i shkollës “Dardania” dhe fqinjët e saj

Lajme 25/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të shtunën e 26 nëntorit, Sadije Godeni kishte planifikuar që të nisej për një shëtitje për në Pogradec me kolegët e saj të shkollës “Dardania” të Prishtinës, aty ku ajo punonte qe 28 vjet si mësuese e gjeografisë. Por shëtitjen me kolegët nuk e bëri 63-vjeçarja.

Fatin, zonja Sadije e pati të tmerrshëm. Ajo u gjet e vrarë me sëpatë mëngjesin e së premtes në shtëpinë ku ajo jetonte vetëm me bashkëshortin, në rrugën “Mark Isaku” të kryeqytetit. I dyshuari për këtë rast është burri i saj 70-vjeçar, Izet Godeni. Nacionale jua sjell hollësitë për këtë rast.

Kishte 28 vjet që jepte mësim në shkollën fillore “Dardania” të Prishtinës. Arsimtarja e gjeografisë, Sadije Godeni, asnjëherë nuk kishte munguar në procesin mësimor.

Mungesa e saj e vetme qe të premten. Por kjo mungesë nuk u bë me dëshirën e saj.

Mësuesja e gjeografisë, 63-vjecarja Sadije Godeni, u gjet e vrarë mizorisht në shtëpinë ku jetonte me burrin e saj 70-vjeçar. E i dyshuari për vrasjen e mësueses, është pikërisht burri i saj, Izeti. Ky u vetëdorëzua sot në polici).

Si e kuptuan në shkollë për vrasjen e koleges?

Në orën tetë të mëngjesit, mësuesja e gjeografisë, Sadije Godeni, do të duhej ta kishte nisur mësimin me nxënësit e shkollës fillore “Dardania” të kryeqytetit.

Mungesa e saj në dy orët e para të procesit mësimor e shtyri drejtorin Isak Bregaj që të interesohej për vendndodhjen e mësueses, pa ditur se asaj i ka ndodhur një ngjarje fatale.

“Kam kontaktuar në telefon. Nuk më është lajmëruar. Sikur edhe ju, e kemi pa në media. Kemi thirrë në spital, më kanë dhanë pak detaje, por jo shumë. Ajo ka qenë arsimtare në shkollën tonë, e gjeografisë, e klasave të gjashta dhe të shtata. Ka punuar maksimalisht me nxënës, nuk kemi pasur asnjë vërejtje me të e për të. Ajo dje ishte në zyrë te ne. Kërkonte informacione për vendosjen e notave. Dje nuk më ka dhënë asnjë shenjë që ka qenë e shqetësuar”- tha për Nacionalen drejtori i shkollës “Dardania”, ku jepte mësim e ndjera.

E si mësuese të përkushtuar ndaj profesionit e kujtojnë edhe ish-nxënësit e saj.

“Arsimtare më të mirë nuk ka pasur shkolla e Dardanisë. Ka qenë një arsimtare e mrekulllueshme. Ka qenë arsimtare e djalit tim. Ka qenë shumë e urtë, e mirë, e sjellshme. Për atë erdha deri këtu, për me shprehë ngushëllime”- ka thënë për Nacionalen Besim Muqiqi, ish-nxënës i mësueses tashmë të ndjerë, Sadije Godeni.

Çka dihet deri më tani për rastin?

Të premten në mëngjes, të gjithë u tronditën nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Prishtinë. Bëhet fjalë për vrasjen e mësueses së gjeografisë, Sadije Godeni, 63 vjeçe, nga burri i saj.

Sipas Prokurorisë, ngjarja makabre ndodhi dikur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”- ka thënë Prokuroria në njoftimin e saj.

Megjithatë, ende nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje, sipas prokurorisë.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”- thonë tutje nga prokuroria.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa burri i saj është arrestuar.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeçe, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”- i tha Nacionales Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

E fqinjët e tashmë të ndjerës i thanë Nacionales se nuk kanë dëgjuar se çifti ka pasur probleme.

Njëri prej fqinjëve tha Nacionales se çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Sipas tij, djali i tyre gjendet në Zvicër, ndonëse shton se akoma nuk ka ardhur.

“Nuk kemi dëgjuar asnjëherë që të kenë probleme. I kanë dy fëmijë. Djalë e çikë. Djalin e ka në Zvicër. Ai në Zvicër është. Ende nuk ka ardhë”- ka thënë ai. /nacionale.com/

Artikulli paraprakMeksikë: Shpërthimi vdekjeprurës i meningjitit të shkaktuar nga anestetikët
Artikulli i rradhës Klinika e Radiologjisë së QKUK-së: Mbi 65 mijë radiografi janë realizuar për nëntë muaj

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.