Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metro: Motra dhe vajza e axhës së Liburn Aliut emërohen nga Vitia në këshillat e OFK-së

Lajme 24/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka emwruar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, motrën Suljota Aliu dhe vajzën e axhës, Nita Kelmendi – Hysa, shkruan Gazeta Metro.

Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.

Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Liburn Aliu. Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.

Nita Kelmendi – Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes (VV), Liburn Aliu.

Meto ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga Arben Vitia me 15 korrik 2021.

Ndryshe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.

Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale.

Artikulli paraprakPse duhet të vaksinoheni sa më parë kundër Covid-19?
Artikulli i rradhës Gjinekologia Aida Kumnova ndihmoi me sukses pacienten të mbetet shtatzënë pas dy aborteve

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.