Vaksinimi është zgjidhja e vetme për t’u mbrojtur nga rreziku i variantit Delta të Covid-19.
Shkruan: Bujar Vitija
Rreth 99 për qind e viktimave nga Covid në SHBA në gjashtë muajt e fundit kanë qenë persona të pa vaksinuar, ka treguar Dr. Rochelle Walensky – drejtor i CDC-së.
Më shumë se gjysma e pacientëve të shtrirë në spitalet e Britanisë janë persona që ende nuk janë vaksinuar.
Në të dy rastet shkaktari është Delta (Indi) varianti i Sars-Cov-2.
Ky variant është identifikuar edhe në Kosovë dhe është e pashmangshme një valë tjetër e pandemisë.
Zgjidhja e vetme për të parandaluar simptomat e rënda nga Covid-19 (Delta), janë vaksinat Astra Zeneca me efektivitet rreth 70 % dhe Pfizer afër 90 %.
Fatmirësisht këto dy vaksina janë të qasshme në Kosovë, madje me mundësi zgjedhje.
Regjistrohuni në platformën online eKosova ku mund të caktoni terminin për vaksinim në shërbimin Shëndetësia. (Një person mund të caktojë termin edhe për pesë të tjerë). Nëse keni probleme teknike, terminin mund ta caktoni edhe në QKMF-në e komunës tuaj.
Nëse keni aplikuar më herët dhe nuk jeni ftuar, hyni sërish në eKosova dhe caktoni terminin.
Nëse keni dilema lidhur me shëndetin tuaj, konsultoni mjekun familjar ose mjekët në qendrën e vaksinimit.
Nëse në familjen tuaj keni anëtarë me aftësi të kufizuara, regjistrojeni në qendrën e vaksinimit në komunën tuaj dhe ekipet mobile të MSH-së do t’ia japin vaksinën në shtëpi.
Efektet anësore të vaksinave: dhimbje koke, lodhje, dhimbje të muskujve, temperaturë dhe ethe, etj, janë normale. Nëse keni shqetësime tjera vizitoni mjekun. Të gjitha këto efekte janë analizuar nga agjencitë amerikane dhe evropiane, të cilat kanë konstatuar se janë të papërfillshme krahasuar me rrezikun nga Covid-19.
Teoritë e tjera lidhur me çipa, infertilitet, magnete, etj, janë teori konspirative. Nuk ka asnjë fakt shkencor që i vërteton ato.
Burimet:
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2108891
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3930333803761261/




