Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Microsoft: Mjeti i ri i inteligjencës artificiale diagnostikon më saktë se mjekët

Jetë 04/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Microsoft deklaron se është një hap më afër “superinteligjencës mjekësore” pasi një mjet i ri i inteligjencës artificiale (IA) ka diagnostikuar më saktë se mjekët problemet e ndërlikuara mjekësore.

Në një eksperiment të fundit, Microsoft krahasoi sistemin e vet IA me 21 mjekë të përvojës nga SHBA dhe Britania, duke përdorur raste reale të publikuara në revistën “New England Journal of Medicine”. Rezultatet treguan se IA dha diagnozën e saktë në 85.5% të rasteve – rreth katër herë më shumë se mjekët, të cilët kishin mes 5 dhe 20 vjet përvojë, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Microsoft, IA mund të trajtojë raste komplekse përtej specializimeve të mjekëve individualë, duke kombinuar gjerësinë dhe thellësinë e dijes mjekësore. Për më tepër, ajo kërkoi më pak analiza dhe ekzaminime, duke ulur edhe kostot.

Sistemi funksionoi duke simuluar mënyrën si vepron një mjek: mblodhi të dhëna, porositi analiza dhe arriti në diagnozë.

Një “agjent kontrollues” mori informacion nga rastet, ndërsa një “koordinues diagnostik” drejtoi pyetje dhe analiza. U testuan modele të njohura si GPT, Llama, Claude, Gemini, Grok dhe DeepSeek.

Modeli “o3” i OpenAI, i integruar në ChatGPT, ishte më i suksesshmi, duke zgjidhur me saktësi 85.5% të rasteve. Mjekët, ndërkohë, nuk kishin ndihmën e kolegëve, librave apo mjeteve të tjera diagnostikuese për të siguruar një krahasim të drejtë.

Microsoft thekson se IA nuk do të zëvendësojë mjekët, por do t’i ndihmojë në detyrat rutinë, personalizimin e trajtimeve dhe përshpejtimin e diagnozave. Kompania kërkon më shumë prova reale para se t’i bëjë këto sisteme gjerësisht të disponueshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMënyrat më të mira për t’i mbajtur fëmijët të hidratuar këtë verë
Artikulli i rradhës 150 minuta aktivitet fizik në javë mund të ndihmojnë në remisionin e prediabetit

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.