Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miliona të moshuar janë viktima të shëndetit mendor, zbulojnë shifrat e fundit në Britaninë e Madhe

Jetë 10/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Miliona të moshuar e të vetmuar janë viktima të fshehura të shëndetit mendor, tregojnë shifra tronditëse.

Të dhënat e fundit tregojnë se 75 për qind e atyre të moshës 70 e sipër dhe 75 për qind e njerëzve të moshës 50-69 vjeç janë të shqetësuar për thellimin e krizës së kostos së jetesës, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Ndërkohë, më shumë se gjysma janë të shqetësuar për variantet e reja të Covid ndërsa një e treta ende kanë panik për pasojat e sëmundjes.

Ndikimi është më i rëndë për një brez që shpesh nuk është i gatshëm të flasë dhe të kërkojë ndihmë.

Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Caroline Abrahams, Drejtoresha e Shoqatës së Bamirësisë në ‘Age UK’, paralajmëroi se:

“Është zemërthyese të mendosh se disa të moshuar mund të përjetojnë ankth, depresion ose probleme të rënda të shëndetit mendor dhe nuk po përpiqen të marrin ndihmën që kanë nevojë dhe meritojnë.”

Drejtoresha Abrahams shtoi se: “Lajmi i mirë është se ne të gjithë mund të bëjmë çmos për të ndihmuar, megjithëse duke kontaktuar me të afërmit dhe miqtë më të vjetër për një bisedë përmes telefonit ose një vizitë ballë për ballë.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë, pranon se depresioni dhe ankthi janë rritur për shkak të stresit dhe izolimit gjatë pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se: “Informacioni që kemi është një thirrje zgjimi për të gjitha vendet që t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit mendor”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak4 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Si ndikojnë llojet e caktuara të ushqimit në zbutjen e simptomave të menopauzës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.