Një ditë më parë ka ndërruar jetë Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të përfolura të Big Brother Albania ndër vite.
Lajmi për vdekjen e gazetares së njohur, ka mërzitur familjarët, miqtë të gjithë ata që e njihnin Adelën e madje edhe shumë fytyra të njohura publike.
Një nga to është edhe Mimoza Krasniqi, e cila ishte banore e Big Brother 2 në të njëjtën kohë me Adelën, të cilat ishin edhe më të afërtadh e ndanë me njëra–tjetrën momente shumë të bukura.
Mimoza është shokuar në momentin kur ka mësuar vdekjen e Adelës. Ajo përmes një postimi, që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, thotë se jeta u tregua shumë e padrejtë me Adelën.
“Me shokoi ky lajme nuk e besoj dot sa e padrejte jeta u tregua per ty sa kujtime kishim bashke , sa dite te bukura kaluame bashke u prefsh ne paqe e bukura adelajde do me mungosh”, ka shkruar Mimoza, transmeton Express.
Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë një ditë më parë në moshën 31-vjeçare. Ajo kishte vdekur në shtëpinë e saj në Tiranë, si pasojë e një ataku kardiak.