Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë: Kemi nevojë për infermierë nga Kosova e Shqipëria

Lajme 01/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri federal i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn nga CDU-ja, thotë se në këtë vend është shprehur nevoja e rekrutimit të specialistve, specifikisht nga Evropa Juglindore, për të luftuar mungesën e burimeve njerëzore në infermieri.

Në një prononcim për “Bild am Sonntag”, ai ka thënë se potenciali më i madh i profesionistëve të rinj në këtë fushë është në Kosovë dhe Shqipëri.

“Atje, edukimi për infermieri është shpesh më i mirë se që e mendojmë”, tha ai. Megjithatë, sipas tij, ekziston problemi i vizave.

“Kjo më shqetëson. Këta profesionistë të trajnuar shpesh duhet të presin deri në 10 muaj për një vizë për në Gjermani. Na duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, theksoi ministri gjerman, Spahn.

Ai theksoi Gjermania ka nevojë për rreth 50 mijë punonjës shtesë të kujdesit shëndetësor. “Na duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”, tha ai, ndërsa shtoi se është e vështirë të drejtohet një spital apo shtëpi e kujdesit në Gjermani pa infermierë të huaj.

Ministri federal i Punës, Hubertus Heil nga SPD-ja, planifikon preznatimin e leje-qëndrimit gjashtëmujor në mënyrë që infermieret e huaja të mund të gjejnë punë.

“Të huajt që dëshirojnë të punojnë si kujdestarë shëndetësorë duhet t’u lejohet të vijnë në Gjermani për gjysmë viti. Kushti: nuk do të përfitoni asnjë cent nga sistemi i sigurimit social, dhe nëse nuk gjeni punë të përhershme si kujdestar pas gjashtë muajsh, duhet të largoheni”, tha Heil për të njëjtën gazetë gjermane, raporton Koha.net.

Heil ka thënë po ashtu se dëshiron të rris pagat e infermierëve vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakKy është opinioni i mjekëve shqiptarë në lidhje me lindjet me prerje cezariane
Artikulli i rradhës Ushqimet që duhet konsumuar, për të mos fituar peshë

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.