Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia vlerëson lart Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë

Lajme 08/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri Arben Vitia ka vlerësuar larg Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka dal sot me një komunikatë për media për pjesëmarrjen e ministrit Arben Vitia në hapjen e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Odës së Fizioterapeutëve i cili është mbajtur të premten dhe të shtunën, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, Vitia e ka vlerësuar këtë Kongres si një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave në fushën e fizioterapisë.

“Odat e profesionistëve shëndetësor si organizata të pavarura profesionale përpos që mbrojnë dhe prezantojnë interesat profesionale të anëtarëve të saj, kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të siguruar standardet e larta, si dhe të sigurojnë edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor”, ka thënë Vitia.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Ministri Vitia: Kongresi i 2-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë – një platformë e shkëlqyer për të ndjekur praktikat më të mira rreth zhvillimit në fushën e fizioterapisë

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka thënë se Kongresi i 2-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë ishte një platformë e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të ndjekur praktikat më të mira rreth zhvillimit në fushën e fizioterapisë.

“Odat e profesionistëve shëndetësor si organizata të pavarura profesionale përpos që mbrojnë dhe prezantojnë interesat profesionale të anëtarëve të saj, kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të siguruar standardet e larta, si dhe të sigurojnë edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor”, theksoi Mnistri Vitia, në kongresin e organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Si ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi ai, mbetem i përkushtuar që të mbështesim zhvillimin dhe edukimit të fizioterapeutëve konform ligjit të përcaktuar për odat e profesionistëve dhe respektimit të Rregullores së Fizioterapisë në Evropë – ESCO (European Skills, Competences, Qualifications and Occupations / Aftësitë, Kompetencat, Kualifikimet dhe Profesionet Evropiane).

“Zhvillimi i fizioterapeutit, si edhe në fusha të tjera të shëndetësisë, është një vazhdimësi e të mësuarit. Ai fillon me programin e edukimit të fizioterapeutit të nivelit fillestar që lejon hyrjen në profesion, i ndjekur nga zhvillimi dhe ruajtja e kompetencës së vazhdueshme për ta praktikuar, ecuri kjo e mbështetur nga korniza e edukimit të fizioterapeutëve të Fizioterapisë Botërore.Tashmë, siç e dini, në këtë qeverisje, është hapur Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive dhe atë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. Kjo është struktura e vetme e kujdesit terciar shëndetësor në Kosovë, e cila ofron shërbime të diagnostifikimit si dhe të trajtimit të veçantë të patologjive të ndryshme përmes terapisë fizikale dhe të rehabilitimit, tha ai.

Ministri Vitia tha se paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës fizike, Qeveria e Republikës së Kosovës po punon intensivisht edhe në përditësimin e infrastrukturës ligjore në fushat e mjekësisë sportive dhe mjekësisë fizikale dhe rehabilituese.

Artikulli paraprakA duhet të shqetësoheni nëse keni gurë në tëmth gjatë shtatzënisë?
Artikulli i rradhës MSH publikon konkursin për specializime, këto janë lëmit dhe vendet e lira

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.