Ministria e Shëndetësisë ka publikuar konkursin për 359 vende të lira për specializime në institucionet publike dhe private.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot është publikuar konkursi për 359 vende të lira për specializime në disa lëmi në institucionet publike dhe private, shkruan Gazeta Shneta.
Më së shumti vende të lira janë shpallur për profilin e mjekësisë familjare në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor me gjithsej 163 pozita në disa komuna.
Një nga lëmit me deficitin më të madh të kuadrit është anesteziologjia dhe MSH ka njoftuar se për këtë lëmi janë ndarë 19 specializime, tetë prej tyre në QKUK dhe të tjera në spitalet e përgjithshme.
Për KPSh poashtu janë ndarë specializime me numër të madh edhe në lëmit e Biokimisë me 17 sosh, dhe po aq në lëmin e radiologjisë, ndërsa 20 vende të lira janë ndarë për pedodonci.
“Specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publike Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Më poshtë e gjeni vegzën ku mund ta shkarkoni konkursin e plotë: https://msh.rks-gov.net/Documents/Index/274
Për informata të tjera MSH ka hapur edhe një numër telefoni si dhe një email kontaktues:
03820024031 – [email protected]




