Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar sot vendimin e masës 1.6, për trajnim për punë të personave me aftësi të kufizuar shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të ministrit, trajnimi do të mbahet për një periudhë 3-6 muaj.
“Gjatë kësaj periudhe, të trajnuarit do të mbështeten me 170 euro në muaj, ndërsa biznesi apo organizata që ofron trajnimin në punë, mbështetet me 100 euro në muaj”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.
Murati, poashtu bënë të ditur se pas përfundimit të trajnimit, nëse të trajnuarit i ofrohet vend pune, Ministria e Financave do të mbështesë të punësuarit me pagën në shumë prej 270 euro në muaj për gjashtë muaj radhazi.
“Vendosja e përzgjedhja e përfituesve dhe bizneseve do të bëhet në bashkëpunim me OJQ-të që verpojnë në këtë fushë. Në lidhje me këtë, MFPT do të publikojë thirrjen për aplikim për OJQ-të e interesuara”, thuhet poashtu në njoftim.
Viti 2022 është shpallur vit i personave me aftësi të kufizuar.
Më 21 mars në Kosovë është shënuar dita ndërkombëtare e personave me Sindrom Doën. Së bashku me Presidentën e vendit, Vjosa Osmani, me dhjetra qytetarë kanë marshur në sheshet e kryeqytetit për të kërkuar mbështetje nga shteti. /Gazeta Shneta/
“Ec me këpucët e mia” – shënohet dita botërore e Sindromës Down